Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës

22 Shkurt, 16:05

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Bulqizë-Fushë-Bulqizë ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.

Ergis Koka sipas policisë duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga në zonën Ura e re-Kodra e Danit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

I riu është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranës.