Aksident në Durrës, përplasen tre makina! Njëra prej tyrë prej automjeteve shpërthen në flakë

20 Maj 2021, 09:49 | Përditesimi: 20 Maj 2021, 09:49

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas - Durrës, në Maminas, ku janë përplasur tre automjete, një tip "Benz" , "Renault" dhe “Volksvagen”. Si pasojë e përplasjes, automjeti tip “Volksvagen” ka shpërthyer në flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

b.ha./Shqiptarja.com