Aksident në Gjirokastër, përplasen dy mjete, ‘Benzi’ del nga rruga, tre të plagosur

10 Qershor 2023, 16:41

Një aksident rrugor është regjistruar në Gjirokastër. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Krahës-Mallakastër, duke shkaktuar lëndimin e tre personave që po lëviznin në këto mjete.

Automjetit tip Mercedez-Benz me targa AA843TK, i është bllokuar rruga nga një mjet tip Toyota me targa AB920AP. Tre të dëmtuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Report Tv sjell edhe pamje nga aksidenti, ku vihet re si pasojë e përplasjes, Benzi ka dalë nga rruga.