Aksident në Levan, makina përplaset me një motor, plagoset 23-vjeçari

14 Qershor 2020, 23:01

Një 23-vjeçar i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier - Vlorë, në fshatin Levan.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë motori që drejtohej nga shtetasi me iniciale V.B dhe automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin M.T.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë se ky aks rrugor sot ka qenë i ngarkuar për shkak të trafikut të rënduar të shkaktuar nga makinat të cilat ktheheshin nga plazhi.