Aksident në Lezhë, ambulanca përplaset me 'Ford-in'! Shoferi i makinës përfundon me urgjencë në spital

16 Prill 2023, 07:42

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Autoambulanca është përplasur me një automjet tip Ford dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Ford-it.