Aksident në Liqenin e Tiranës, BMW-ja luksoze del nga rruga dhe përfundon në digë! Drejtuesi braktis mjetin dhe merr targat

22 Gusht 2023, 09:47 | Përditesimi i fundit: 2023-08-22 15:25:19

Një automjet luksoz është përfshirë në një aksident orët e para të mëngjesit në Liqenin Artificial të Tiranës. Mjeti tip BMW X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe nga rruga e 'Kosovarëve' dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Drejtuesi ka braktisur mjetin dhe marrë me vete edhe targat e makinës luksoze.