Aksident në Lushnje, makina me targa italiane përplaset me kamionçinën, dy shoferët në spital

11 Gusht 2023, 08:09

Një aksident automobilistik u shënua mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit Fier- Shegan në Lushnje. Një makinë tip Audi me targa italiane u përplas me një kamionçinë transporti, dhe për pasojë dy drejtuesit kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.