Aksident në minierën e kromit në Martanesh, masivi mineral zë poshtë dy minatorë! Vdes 29-vjeçari, tjetri niset me urgjencë në Tiranë (EMRAT)

21 Maj, 16:28

Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën mesditën e sotme në minierë në Thekën të Martaneshit. I riu punonte si vagonist me kolegun e tij, i cili po lufton me jetën.