Aksident në Rrilë të Lezhës, makina përplas të moshuarën! Dërgohet në gjendje të rëndë drejt Traumës

12 Nëntor, 19:39 | Përditesimi: 12 Nëntor, 19:39

Një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa po kalonte rrugën. Drejtuesi e ka transportuar vetë në spital, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë ajo është nisur drejt Traumës për ndihmë të specializuar.

A.E/Shqiptarja.com