Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset drejtuesi i fadromës që po punonte në tunelin e Murrizit

13 Janar 2023, 13:25

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e Arbrit. Teksa po punonte në afërsi të tunelit të Murrizit, L.V duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Sipas policisë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore