Aksident në Rrugën e Kombit, makina me targa serbe përplaset me trafik ndarësen! Në spital çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijë

6 Gusht 2023, 07:57 | Përditesimi i fundit: 2023-08-06 12:01:00

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Një makinë me targa Serbie është përplasur me një trafikndarëse dhe ka dalë nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë, mëson gazetari i Report TV, Benet Beqiri.