Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, drejtuesi i kamionit humb kontrollin e mjetit! Bllokohet qarkullimi

3 Maj 2023, 18:05

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.

Sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin e për pasojë ka përfunduar i përplasur me anësoret e rrugës duke ngrirë edhe qarkullimin pasi mjeti aktualisht qëndron mes përmes rrugës.