Aksident në rrugën transballkanike në Vlorë, 'Benz'-i përplaset me një makinë të parkuar! Plagoset pasagjerja

3 Qershor 2023, 19:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë. Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në rrugë.

Për pasojë është dëmtuar një pasagjere në mjetin ‘Benz’ dhe është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.