Aksident në Tiranë, përplaset drejtuesi i motorit! Dërgohet me urgjencë në spital

1 Mars, 09:28

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku drejtuesi i një mjeti ka mbetur i plagosur.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.