Aksident në Vlorë, makina merr flakë pasi përplaset, shpëton mrekullisht drejtuesi

6 Qershor, 08:51

Një aksident është shënuar rreth orës 2:30 minuta të mëngjesit në afërsi të Bulevardit Vlorë - Skelë pranë Poliklinikës .

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët .

Fatmirësisht drejtuesi ka dalë nga makina para se mjeti të merrte flakë, ndërkohë më pas është dërguar menjëherë në spital.