Aksident në Vlorë, mjeti përplas këmbësorin tek vijat e bardha! 60-vjeçari dërgohet në spital

9 Gusht 2023, 10:34

VLORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën ‘Transballkanike’ në Vlorë.

Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur tek vijat e bardha një 60-vjeçar. Fatmirësisht këmbësori mori lëndime të lehta ndërsa drejtuesit të mjetit iu bë testi i alkoolit dhe është do të shoqërohet në komisariat. I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore përkatëse.