Aksident në Vlorë, përplasen nga makina dy nxënëse shkolle

4 Qershor 2021, 12:50 | Përditesimi: 4 Qershor 2021, 12:50

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku dy nxënëse shkolle kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit të Vlorës.

Fëmijët e dëmtuar në aksident raportohen rreth moshës 14 vjeç. Po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës.

r.k./Shqiptarja.com