Aksident në Vorë, përplasen dy makina afër një karburanti, plagoset policja e Qarkullimit Rrugor

9 Gusht 2023, 11:02

Një aksident u shënua paraditen e sotme në Vorë.

Në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.