Aksident pranë ish shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, përplasen 2 makina, njëra përfundon brenda lokalit

30 Prill 2023, 18:40

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorën, pranë ish-shtëpisë së Oficerëve. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë, njëra prej tyre ka përfunduar brenda një lokali.

Dy persona kanë mbetur të plagosur që po transportohen në spital për të marrë trajtim mjekësor.