Aksident pranë nënkalimit të Novoselës, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Përmbyset ‘Fuoristrada’, dy të plagosur

7 Gusht 2023, 18:27

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të nënkalimit të Novoselës. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa  AA285SM e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në aksin Vlorë-Fier.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shoferi dhe pasagjerja kanë shpëtuar mrekullisht nga ndonjë tragjedi e mundshme. Aktualisht dy të plagosurit janë duke u mjekuar në spitalin e Vlorës.