Aksident rrugor në Vlorë, makina përplas 10 vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë

29 Maj 2021, 22:07 | Përditesimi: 29 Maj 2021, 22:07

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar në mbrëmjen e sotme. Report Tv bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Plazh i Vjetër.

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.