Aksident te Bypass-i i Tepelenës, makina në greminë, vdes i ati i grabitësit të bankës

24 Prill 2019, 08:55

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20,  në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës. Mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend drejtuesi, i cili ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa brenda në makinë duket trupi i viktimës.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se i aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Punimet për zgjerimin e rrugës kanë nisur katër muaj më parë duke shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.