I armatosur grabiti bankën në Tepelenë, identifikohet autori, rrethohet nga policia (EMRI+VIDEO)

TEPELENË - Kristo Ruçi, 25 vjeç, është identifikuar si autori i grabitjes së një banke të nivelit të dytë një ditë më parë në Tepelenë. I veshur me uniformë ushtarake dhe i armatosur 25-vjeçari mori nën kërcënimin e kallashnikovit rreth 500 mijë lekë në arkat e bankës (Lexo këtu). Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:10 pak metra larg komisariatit të policisë.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, raporton se autori i dyshuar fshihet në fshatin Mamaj ku është lokalizuar përmes sinjalit telefonik. Në operacionin për arrestimin e tij policia ka angazhuar edhe një helikopter, pamjet e të cilit i ka siguruar Report Tv. Policia i ka bërë thirrje për t'u dorëzuar, por Kristo Ruçi, i cili dyshohet se është i armatosur, nuk i është përgjigjur apelit.  

Autori Kristo Ruçi

Mësohet se Ruçi ishte person në kërkim nga policia për trafikim kanabisi nga një operacion në Jergucat të Gjirokastrës disa muaj më parë. Autori është drejtuar bankës në momentin që përreth nuk ka pasur prezencë policie. Duke hyrë me shpejtësi, i maskuar me një kapuç dhe pa folur asnjë fjalë, ai ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës, ka grabitur lekët që ndodheshin në arkë dhe është larguar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/01/2019 19:15

    Bajgë, dërrmojeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?