Aksident tragjik në fshatin Bidaj, automjeti del nga rruga dhe 58-vjeçari humb jetën

12 Prill, 16:22

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bidaj të Kolonjës. Një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa automjeti që drejtonte tip 'Nissan' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.