Aksidentet rrugore, eksperti në Report Tv: Kemi shtim, shoferët nuk e dinë që makina është një ‘armë’! Juristi: Duhet të forcohet edukimi i qytetarëve për rregullat e qarkullimit

17 Maj 2022, 20:51 | Përditesimi i fundit: 2022-05-18 06:52:57

Eksperti i sigurisë rrugore, Ergys Muzhaqi tha se automjeti në dorën e një shoferi të papërgjegjshme shndërrohet në një “armë” që mund të vrasë. I ftuar në “Studio LIVE” me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti deklaroi se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet në rrugë, ndërsa theksoi se në shumicën e rasteve faji ka qenë i shoferëve.