Aksidenti në Lezhë-Laç, humb jetën francezi, vihet në pranga 23-vjeçari (EMRAT)

15 Mars, 12:02

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi aksidentoi me makinën e tij, automjetin që drejtohej nga një turist francez në aksin Lezhë-Laç pranë fshatit Spiten.

Pas aksidentit 23-vjeçari Samuel Çela, banues në Fushë-Kuqe, la makinën dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi francez Alian Peron, 65 vjeç u dërgua tek Trauma por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.