Aksidenti te diga e Liqenit Artificial, arrestohet 26-vjeçari

22 Gusht 2023, 19:43

Policia ka arrestuar Eldi Allushin shoferin e makinës X6 i cili u përplas te diga e Liqenit Artificial. 26-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse në skarpatin e Liqenit Artificial.