Aksidenti te Liqeni Artificial, Report Tv sjell video nga zona ku ndodhi aksidenti! Mjeti me shpejtësi të lartë, ngjiti maloren dhe përfundoi në digë

22 Gusht 2023, 10:01 | Përditesimi i fundit: 2023-08-22 10:02:01

Report Tv sjell video nga zona ku ka ndodhur aksidenti në Liqenin Arificial të Tiranës. Mjeti luksoz BMË X6 ka qenë me shpejtësi të lartë, saqë nga rruga e ‘Kosovarëve’ ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën. Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren.