Aksidenti tragjik me 8 të vdekur në Këlcyrë, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja

2 Prill, 09:24

Report Tv sjell pamje nga afër prej vendngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Këlcyrë.

Siç shikohet edhe nga pamjet, automjeti është i shkatërruar, teksa nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 8 persona dhe nuk ka mundur të mbijetojë asnjë.

Një pjesë e trupave ende nuk është nxjerrë nga makina dhe pritet të kryhen veprimet e mëtejshme si dhe ekspertiza e hetuesve.