Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, zbardhen detaje të reja! Efektivi në Mirditë sapo kishte lënë punën, u përplas nga një malazez

16 Shtator 2023, 12:28 | Përditesimi: 16 Shtator 2023, 12:28

Policia ka zbardhur detaje të reja nga përplasja e dy mjeteve në Rrugën e Kombit që shkaktoi vdekjen e efektivit të policisë në Mirditë Gëzim Lazri. Nga sa bëhet e ditur, ka qenë një manvoër e gabuar e një mjeti tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F. Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

r.k./Shqiptarja.com