Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, 20-vjeçari dyshohet se ka qenë me shpejtësi mbi 200 km/h! Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi

10 Mars 2023, 11:51

20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Ruçaj ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tejet të larta, saqë ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostradë duke përfunduar mbi një mjet tjetër. Në makinë me 20-vjeçarin po lëviznin edhe dy vajzat e reja Eriselda Abedini dhe Sikela Perroj, të cilat humbën jetën po ashtu.