Makina përplaset me zetorin në Korçë, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

10 Maj 2021, 13:05 | Përditesimi: 10 Maj 2021, 13:48

Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti ku një mjet tip 'BMV' është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtemi.

Mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me zetorin me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.

b.ha./Shqiptarja.com