Aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, Apeli çon në burg Indrit Ukën! Prindërit: S'e kemi falur autorin, të zhgënjyer me Gjykatën e Durrësit

18 Korrik 2023, 17:40 | Përditesimi i fundit: 2023-07-19 16:31:27

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” për 24-vjeçarin Indrit Uka, i cili përplasi për vdekje studenten 22-vjeçare Erisa Aliaj, teksa tentoi të kalonte rrugën në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit më 21 qershor 2023.