Është arrestuar drejtuesja e mjetit shtetasja A.M, 39-vjeçe pasi përplasi për vdekje një ditë më parë Fatmir Avdillarin.
Shtetasja A.M duke drejtues mjetin tip 'Toyota Yaris' është arrestuar në flagrancë, pasi u përfshi në një aksident dje në mesditë me mjetin motor ku humbi jetën drejtuesi Avdillari.Nga dinamika e ngjarjes u mësua se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas ka shkuar edhe është përplasur 'kokë më kokë' me një tjetër automjet. Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi Yzberishtit’ ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.