Aksion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, 12 të ndaluar, mes tyre edhe 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit

20 Tetor 2021, 09:38 | Përditesimi i fundit: 2021-10-20 12:36:41

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon në Lezhë një operacion antidrogë. Report Tv mëson se deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.