Aksion gjobash për përdoruesit e parregullt të monopatinave, efektivi: Të ecin në korsinë e rezervuar për biçikleta dhe me kaskë në kokë

19 Korrik 2023, 19:00

Përdoruesit e monopatinave të cilët shkelin rregullat e qarkullimit në Tiranë po gjobiten falë ndryshimeve në Kodin Rrugor. Efektivat kanë nisur vëzhgimin e përdoruesve të këtyre mjeteve duke marrë masa për ata që lëvizin jashtë korsive të dedikuara, shkelin rregullat e qarkullimit apo nuk përdorin kaskë mbrojtëse.