Aksion në Mitrovicë, arrestohen 4 persona për vrasjen e Oliver Ivanoviç

23 Nëntor 2018, 14:21

Katër persona janë arrestuar në Veri të Mitrovicës, pasi dyshohet se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Sipas informacioneve të para nga mediat në Prishtinë, operacioni nga policia e Kosovës është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme. Dy nga të arrestuarit janë ish-polici Dragisha Markoviç dhe Sasha Curciç.

Lideri i iniciativës qytetare 'Liri, Demokraci, Drejtësi', Oliver Ivanoviç u ekzekutua me armë zjarri në Kosovë në janar të këtij viti, ndërsa ende nuk janë arrestuar autorët