Aksion pastrimi në Velipojë, institucionet bashkojnë forcat për mbrojtjen e mjedisit

24 Prill, 16:07 | Përditesimi: 24 Prill, 16:07

Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në bregdetin e Velipojës, me angazhimin e institucioneve vendore dhe strukturave përgjegjëse për mjedisin.

Gjatë këtij aksioni, Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për ruajtjen e hapësirave natyrore, ndërsa drejtori i ADZM ShkodërAgim Dardha, nënvizoi nevojën për ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe kujdes të përditshëm ndaj mjedisit.

A.M/Shqiptarja.com