Aksioni kundër transportit të paligjshëm të pasagjerëve, gjobiten 10 subjekte

22 Tetor 2021, 16:49

TIRANË- Një ditë pas paralajmërimit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se do të hiqen mjetet e paligjshme që transportojnë pasagjerë, brenda pak orëve janë gjobitur 10 subjekte.

Task Forca e Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë rrugore kanë nisur ditën e sotme aksionin, ku mësohet se 10 subjektet janë gjobitur pasi nuk ishin të pajisur me licencë, ose afati i saj kishte mbaruar.