Aksioni për ndërtimet pa leje në Theth, hidhet molotov drejt urës e fadromës së IKMT, Policia nxjerr kallashin

11 Korrik, 16:39 | Përditesimi: 11 Korrik, 16:39

Dita e pestë e aksionit të Policisë Shkodër dhe IKMT-së dhe Bashkisë në zonën e Thethit, për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë pasuri natyrore, ka shënuar edhe një incident, që për fat të mirë përfundoi pa të lënduar. Një grup banorësh për të cilët po hetohet, kanë qëlluar me shishe benzine (molotov) në drejtim të fadromës që po vijonte aksionin dhe tentuan të digjnin urën e lagjes Gjelaj. Policia vihet në ndjekje të tyre

I.M/Shqiptarja.com