Akte vandale në Tiranë, protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Komisariatit nr.3! Flakët përhapen me shpejtësi në ambientet e brendshme

18 Tetor, 18:32 | Përditesimi: 18 Tetor, 18:32

Protestuesit e dhunshëm i kanë vendosur flakën Komisariatit nr.3 në zonën e Mine Pezës në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket se zjarri është vendosur në ambientet e brendshme të Komisariatit dhe ka marrë përhapje të madhe.

E.H/Shqiptarja.com