Akti normativ për buxhetin 2025, Malaj: Çdo lekë i pashpenzuar nga institucionet do të kalojë në llogarinë e pensioneve! Deputetët: Të dëmshpërblehen bujqit

27 Janar, 17:55 | Përditesimi: 27 Janar, 17:55

Nuk ka kaluar pa debate rishikimi i buxhetit të vitit 2025, që u diskutua në Kuvend. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se çdo lek që nuk është shpenzuar nga institucionet gjatë vitit të kaluar, do të kalojë në llogarinë e pensioneve. Ndërsa deputetët e mazhorancës dhe opozitës kërkuan dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga zjarret dhe përmbytjet.

    A.M/Shqiptarja.com