Akti normativ për uljen e akcizës, Berisha: Politikë shpopullimi, i keni hequr subvencionin e naftës fermerëve

7 Maj, 14:29 | Përditesimi: 7 Maj, 14:29

Akt absurd dhe politikë shpopullimi e quajti Sali Berisha aktin normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri, i cili po diskutohet sot në Kuvend. Berisha tha se është akt cinik ndaj shqiptarëve që sot jetojnë me djersën e ballit dhe e sjellin në Kuvend në një kohë që qeveria ka hequr subvencionet për naftën.

 

I.M/Shqiptarja.com