Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“Tales of time - Rrëfimet e kohës” nga Anna Possarnig është shfaqja që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë më 6, 7, 8 dhe 9 mars në orën 19:00.
2. Koncert flamengo nga “La Prenda Roja” është aktiviteti që do të mbahet më 6 mars në orën 19:00 në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë në kudër të Fem Fest 2025. Ky festival këtë vit vjen me një program artistik nën moton “Solidaritet”, që përfshin shfaqje teatri, dokumentarë dhe performanca muzikore.

















