Mbrojtja e territorit, e pyjeve, lumenjve dhe zonave të mbrojtura do jetë prioritet i njëjtë si lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit

14 Maj 2021, 11:05 | Përditesimi i fundit: 2021-05-14 14:26:30

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit.