AKU s’është pezulluar, por nuk bën dot më aksione ‘blic’! Shkak për ‘kufizimin’ ankesat e bizneseve! Brenda vitit do të shkrihet bashkë me 2 drejtori të tjera

16 Korrik, 15:22 | Përditesimi: 16 Korrik, 15:22

Të gjitha inspektimet e planifikuara nga AKU në fillim të vitit do të vazhdojnë të  kryhen nga inspektorët e saj, pavarësisht deklarimeve për pezullimn e saj. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar për Report TV se, tani e tutje, AKU-së i janë ndaluar vetëm kontrolle të paparashikuara. Deri në shkrirjen e plotë të saj plani i punës do të bëhet nga ministria. Kjo vendimmarrje sipas Ministrisë vjen pas shumë ankesave nga bizneset për sjelljen e inspektorëve.

    r.k./Shqiptarja.com