Akuza për privatizim të shkollës 'Sami Frashëri', Rama i përgjigjet Kryemadhit me fjalët e Rilindasit: Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm

4 Nëntor 2020, 16:03

TIRANË- Prej disa ditësh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon me akuzat e shkolla e mesme 'Sami Frashëri' është privatizuar nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj për të ndërtuar pallat, ndërkohë kryeministri Rama i është përgjigjur me fjalët e Rilindasit, se Hipokrizia është hemi më i rrezikshëm .

Në videon e postuar nga kryeministri Rama në rrjetin social Facebook duken punimet që vijojnë për ndërtimin e shkollës Sami Frashëri të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të cilën ai thotë se do të rilindë më e sigurt.