Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, reagon kryeministri: Hipoteza haluçinante, të presë SPAK-un! Shërbëtor që do të fitojë besimin e padronit të ri

3 Prill, 11:33

Gënjeshtra i ka cilësuar kryeministri Edi Rama akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, se është i lidhur me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrrakë në 2015. Rama thotë se s'ka interpelancë për këtë çështje ku gënjeshtari duhet të japë, jo të kërkojë llogari.