Akuzat e Bashës për Inceneratorin e Elbasanit/ Drejtori: Hajdeni në çdo kohë dhe faktojeni! Funksional që nga 2016! S'ka asnjë faturë se ERE s'ka caktuar çmimin e energjisë

17 Tetor 2020, 17:46

ELBASAN- Me letra të ngjitura në mur ku shkruhet "Zoti Basha mos gënje", Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar edhe një herë se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji që injektohet në rrjet, ndryshe nga sa pretendon Partia Demokratike.

Me anë të një deklaratë për mediat, krah kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, Murataj tha se fakti që nuk ka një faturë, nuk ka të bëjë se nuk është funksionale, por sepse Enti Rregullator i Energjisë (ERE) nuk i ka caktuar çmimin. Për këtë palët janë në gjyq.

Murataj ka listuar të gjitha akuzat që kanë ardhur për punën e këtij inceneratori, duke ftuar të gjithë, përfshirë këtu edhe vetë kryedemokratin Lulzim Basha që ka artikuluar akuza, të vijë në çdo kohë dhe të shohë se çfarë bëhet këtu.

"Impianti ka punuar normalisht, të gjitha mbettjet përpunohen sipas shkallëve të menazhimit të mbetjeve, që nga selektimi, i materialeve të risiklueshme, mbetje organike që është shumë e vogël dhe një pjesë tjetër shkon për incenersatorë. Në fillim erdhën akuza që do vinin mbetje nga europra, por këtu po digjen vetëm të Elbasanit. Pastaj erdhi një akuzë tjetër, që këtu digjej naftë, akuza të shumtë nga kanë ardhur ditë pas dite, pronarë të vërtetë janë shqiptarë dhe të regjistruar në QKB. E gjithë sasia e energjisë injektohet në rrjet dhe kjo faktohet nëpërmjte matësit, dëgjojmë që nuk injektohet apo nuk prodhohet, nuk ka një faturë se nuk është caktuar çmimi, por që injektohet mund të faktohet shumë lehtë. Që nga 2016 Bashkia e Elbasanit sjell rregullisht mbetjet e saj, makina tona sjellin në mënyrë të vazhdueshme mbetje, që me parë hidheshin në lumin Shkumbin, një investim i qeverisë që është bërë, i shumë kërkuar nga qytetarët, nga Këshilli Bashkiak, që në 2015 kishte shpallur gjendjen e emergjences, njerëzit nuk ndenin dot rrobat nga dotja. Ka një kontratë që mbaron në 16 dhjetor 2021, procedurat për të filluar procesin e marrjes në dorëzim fillon 6 muaj para, pra në qershorin e vitit tjetër. Jemi 7 muaj para afatit të fillmit të marrjes në dorëzim. Nuk ka logjikë që të dorëzojmë impiantit kur ne jemi në kontratë. Mesatarja ditore është 80 ton, vijnë rreth 100 ton, por një pjesë riciklohet. Këtu ndodhemi në impiantin e përpunimit të mbetjeve të Elbasanit, nga incenerimi nuk kemi vetëm djegjen, por prodhim të energjisë elektrike. Ky impiant është ndërtuar nga një sistem modern. Emëtimi i ndotjes është i analizuar në kohë reale dhe shfaqet në monitor, nëse është në limit, sistemi është automatik dhe ul emëtimin e ndotjes. Të vijnë ta faktojnë në vend, se çfarë beht këtu kur të duan, jo të merren me fjallë, Të vijnë dhe ta vërtetojnë. Ngarkesa maksimale elektrike që mund të prodhohet është 2.85 megawat. Kemi bërë diskutime, por nuk ka një marrëveshje, prandaj nuk ka asnjë faturë", tha Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit.