Rama: Inceneratori i Elbasanit prodhon energji prej 2017, por ERE s'i jep çmimin! Kompania ia shet bashkisë, por s'arkëton asnjë lekë! Në gjyq me shtetin për të marrë paratë (VENDIMI)

TIRANË- Përballë akuzave që inceneratori i Elbasanit nuk punon, kryeministri Edi Rama tha dje në "Opinion' se ai ka prodhuar energji që nga viti 2017, por Enti Rregullator të Energjisë (ERE) nuk i ka caktuar një çmim për ta shitur në treg dhe çështja është në gjykatë.

Burime bëjnë me dije se kompania ia shet Bashkisë së Elbasanit për rrjetin e qytetit, por ende nuk ka arkëtuar asnjë lekë, për shkak se nuk është vendosur çmimi. Është pikërisht çmimi që i ndan palët. Kjo sepse kompania kërkon çmimin e kontratës që kanë firmosur, por ERE pretendon që të lëvizë shifrën sipas tregut, dhe jo me çmimin që është vendosur në kontratë. Pikërisht për këtë motiv, palët janë në gjykatë që në 2019 .

Pas hulumtimit të bërë nga Report Tv me gazetarin Arsen Rusta, mësohet se padia është depozituar në vitin 2019 dhe në korrik 2020 Gjykata Administrative ka pranuar ankimin duke kërkuar që ERE të japë një çmim për energjinë e prodhuar nga "Albtek", e cila më pas duhet ta shesë në treg. 

Më datë 31.03.2017 paditësi Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. është pajisur nga ERE me Licencë për prodhimin e Energjisë Elektrike. Paditësi pas instalimit të impiantit dhe fillimit të punës në të, ka filluar të prodhoje energji elektrike dhe ta hedhë atë në treg, duke përmbushur të gjitha detyrimet e tij referuar kontratave të mësipërme.

Që prej muajit Gusht 2018, paditësi është përpjekur t’i kërkojë ERE-s përcaktimin e çmimit të energjisë që ai tashmë po hidhte në treg, të cilin ai nuk mund ta faturonte dot, përsa kohë nuk kishte një çmim të përcaktuar. Nga aktet provuese rezulton se çmimi nuk ka qenë i përcaktuar në Kontratat që pala paditëse, ka me personin e tretë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Të njëjtën korrespondencë paditësi e ka patur edhe me MEI-n ku i ka kërkuar kësaj të fundit të ndërhyjë pranë ERE-s për përcaktimin e çmimit. Rezulton se korrespondenca me ERE-n ka vazhduar edhe më tej, ku paditësi ka ngulmuar që ERE të përcaktojë çmimin. Pala e paditur Enti Rregullator i Energjisë, Tiranë i ka kthyer përgjigje se ajo e ka të pamundur të përcaktojë këtë çmim referuar ligjeve në fuqi. Përpjekjet që të përcaktohet çmimi i energjisë nga ERE, janë bërë edhe nga OSHEE e cila duke qenë para faktit se tashmë kishte më shumë se 1 vit që merrte energji elektrike nga Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k., i ka kërkuar ERE-s përcaktimin e çmimit. OSHEE ka sqaruar në këtë shkresë se mospërcaktimi i këtij çmimi nga ana e ERE-s ka çuar edhe në moslidhjen e kontratës midis saj dhe Shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. Duke parë se ERE nuk kishte bërë asnjë përpjekje për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, paditësi Shoqëria “Albtek Energy, ka paraqitur pranë ERE-s një aplikim zyrtar për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike që ajo tashmë kishte hedhur dhe vazhdon të hedhë në treg. Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e palës paditëse, ka vendosur “Refuzimin e kërkesës së Shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga impianti i përpunimit të mbetjeve urbane me fuqi të instaluar 2850KE”.

Pasi është njohur me aktin administrativ dhe brenda afateve ligjore, paditësi Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. i është drejtuar Gjykatës për kundërshtimin gjyqësisht të aktit administrativ të nxjerre nga pala e paditur, duke kërkuar: “Shfuqizimin e Vendimit Nr. 156 datë 29.10.2019 të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë; Detyrimin e Entit Rregullator të Energjisë të përcaktojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të hedhur në rrjet të Shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k.”.

Gjyqtari Emiljano Ruli vendosi:

1. Pranimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga pala paditëse Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k.

2. Shfuqizimin e aktit administrativ, Vendim Nr. 156, date 29.10.2019 të nxjerrë nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

3. Detyrimin e palës së paditur Entit Rregullator i Energjisë të përcaktojë çmimin e shitjes së energjisë elektrike të hedhur në rrjet nga Shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k.

4. Bazuar në nenin 41 të Ligjit nr. 49/2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, vendimi i Gjykatës, është titull ekzekutiv, është i ekzekutueshëm nga përmbaruesi gjyqësor dhe duhet të ekzekutohet menjëherë nga marrja formë të prerë të këtij vendimi.

(Kliko këtu për të lexuar pranimin padisë nga Gjykata Administrative e Inceneratorit të Elbasanit)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 16/10/2020 14:50

    Pse nuk I jepni komentet e mia thjesht po tregoni qe jeni te politizuar si media. Qeveria kur ka dashje ka nderhyrje për të ndryshuar cmimin me 2 VKM . Ne kete rast e ka bere medashje ose padashje ose ka dicka tjeter mbrapa. Si ka prodhuar energji dhe ja paska marre OSHEE ??? si jane termat ne kontrate për piken e lidhjes kur nuk paska nje cmim me duket absurde sepse nuk mund te lidhej kontrata...

    Përgjigju
  • no one: 16/10/2020 09:52

    Edhe keto nr i manipuloni ? Po pse? Si mund ta frenoje nje cope beze, e mbi te gjitha e bere zhul....Pse?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja